Ka vdekur Hava Maloku, gruaja e Enver Malokut, kreut të Qendrës Informative të Kosovës, bashkëpunëtorit të ngushtë të Ibrahim Rugovës, i cili u vra para banesës së tij më 11 janar të vitit 1999.
Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur vajza e saj, deputetja e LDK-së, Doruntinë Maloku.
Varrimi i saj do të bëhet nesër, më 22 qershor, e shtunë, ne orën 13:00, në varrezat e Dragodanit në Prishtinë.