Është mbajtur festivali ndërkombëtar “Katerini 2024” në Greqi, ku ‘Mollëkuqet’ nga Gjilani triumfuan duke rrëmbyer çmimet kryesore.
‘Mollëkuqet’ fituan cmimin “Super Grand Prix”, çmimet e para, të dyta dhe të treta.
Ila Nuhiu më këngën “Suus” dhe “Stand Up”, ishte ajo e cila rrëmbeu çmimin “Super Grand Prix”, në kategorinë për moshat 13-15 vjeç.
Dineta Abazi me këngën “Hana” dhe “Shqip me dy krena” fitoi çmimin e parë në kategorinë për moshat 10-12 vje ç, vendin e parë në vallëzim dhe vendin e tretë në instrumental.
Lina Demiri me këngët “Shallow” dhe “E dehun jam”, e cila fitoi çmimin e parë, në kategorinë për moshat 16-18 vjeç.
Alea Dvorani me këngët “Jemi Shqipëri”, fitoi çmimin “Best Original Song”, “Set Fire To The Rain” në vendin e dytë, ndërsa me këngën “Baresha” fitoi çmimin e parë për kategorinë 10-12 vjeç dhe vendin e parë në piano.
Alisa Dvorani me këngën “Ditëlindja”, rrëmbeu çmimin “Best Performance” dhe vendin e dytë për kategorinë 4-6vjeç.
Ndryshe, “Mollëkuqet – Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë” është një qendër kulturore-artistike e cila udhëheqet nga drejtoresha Arta Haziri -Nuhiu. Kjo qendër mbështet në vazhdimësi të rinjtë dhe të rejat në botën e muzikës.