Fjalë Kyçe

E djathta ekstreme dështon ta fitojë shumicën në zgjedhjet në Francë, sipas sondazheve

E djathta ekstreme dështon ta fitojë shumicën në zgjedhjet në Francë, sipas sondazheve

Një koalicion i gjerë majtist është duke prirë në një garë të ngushtë në zgjedhjet parlamentare në Francë të dielën, para partisë së presidentit Emmanuel Macron dhe partisë të së djathtës ekstreme, sipas parashikimeve të para.

Kjo nënkupton se asnjë parti nuk do të fitojë shumicën në Parlament.

Sipas exit pollit IFOP të transmetuesit TF1, Fronti i Ri Popullor, majtist, mund t’i fitojë 180-215 ulëse në Parlament në rundin e dytë, që është e pamjaftueshme për ta siguruar shumicën.

Që të gjithë transmetuesit e mëdhenj kanë parashikuar fitore për aleancën majtiste dhe jo për Tubimin Kombëtar të Marine Le Penit dhe Jordan Bardellas./rel