Ambasadori gjerman pas miratimit të ligjit për KPK-në dhe KPM-në: U injoruam
Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka thënë se Qeveria e Kosovës ka injoruar rekomandimet e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe OSBE-së për projektligjin për Këshillin Prokurorial dhe atë të Komisionit të Pavarur për Media, të cilat u miratuan të enjten nga Lëvizja Vetëvendosje në Kuvend.
Rohde ka konsideruar për Kosovën “çdo mundësi e humbur është shumë”.
“Kosovarët duan të jenë pjesë e familjes evropiane dhe nëse Qeveria e Kosovës dëshiron të përshpejtojë rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian, çdo ligj i ri duhet të jetë plotësisht në përputhje me standardet evropiane. BE-ja, KiE-ja dhe OSBE-ja kanë dhënë rekomandimet e tyre për ligjet, por janë injoruar…”, ka shkruar ambasadori në “X”.
Pushteti miraton projektligjin për KPK-në dhe atë për KPM-në
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë dy seanca. E para është seancë e jashtëzakonshme, me vetëm një pikë të rendit të ditës, që është përkujtimi i viktimave të gje
PDK: Do t’i dërgojmë në Kushtetuese ligjin për KPK-në dhe atë për KPM-në
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshill
KOHA.net/03:33 PM
Szunyog: Kuvendi i Kosovës humbi mundësinë t’i kishte dy ligje të mira
Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, është shprehur se Kuvendi i Kosovës ka humbur mundësinë që t’i ketë dy ligje të mira, duke thënë se dështoi t’i përfshinte rekomandimet e BE-së dhe të organizatave të tjera ndërkombëtare në Ligjin për Këshillin Prokurorial (KPK) dhe Ligjin për Këshillin e Pavarur të Mediave (KPM).
Szunyog ka shkruar në rrjetin social X se ligjet e mira nuk kanë të bëjnë vetëm me rrugën e Kosovës drejt BE-së, por edhe me “sigurimin e sundimit të ligjit, drejtësisë dhe mbrojtjes së qytetarëve”.
“Na vjen keq që Kuvendi nuk arriti t’i adresojë këto shqetësime kryesore dhe të përafrohet me standardet evropiane. Lidhur me projektligjin për zyrtarët publikë, i bëj thirrje Kuvendit që t’i rishqyrtojë edhe një herë amendamentet e propozuara për të siguruar që ai t’i përmbushë standardet e BE-së dhe ato evropiane”, është shprehur ai.
Zyra e Bashkimit Evropian ishte shprehur se është për keqardhje që s’janë marrë parasysh rekomandimet e saj për këto ligje.
Sipas reagimit, rekomandimet e BE-së për Ligjin për KPM-në dhe KPK-në synojnë përmirësimin e tyre dhe sigurimin e pajtueshmërisë me standardet dhe praktikat më të mira evropiane.