Tryezë e organizuar nga Qendra për Reforma Evropiane dhe Delegacioni i BE-së. Foto: Facebook, Miroslav Lajçak
Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka diskutuar për Ballkanin Perëndimor gjatë takimeve që ka pasur gjatë javës që lamë pas në Londër.
Ai përmes një postimi Facebook ka thënë se rajoni është shumë lart në listën e fushave të bashkëpunimit ndërmjet BE-së dhe Britanisë së Madhe.
“Është inkurajuese të shohësh Ballkanin Perëndimor lart në listën e fushave të bashkëpunimit të Bashkimit të ri Evropian dhe qeverisë së Britanisë së Madhe. Mezi pres të punojmë së bashku”, ka shkruar ai,