30 persona janë lënduar pasi dy gondola të një lodre kanë marrë flakë në një festival muzikor në Gjermani.
Gondolat morën flakë rreth orës 21:00 mbrëmë, por shkaku I zjarrit nuk dihet ende, shkruan Sky News.
“Të lënduarit po marrin trajtim dhe janë mirë”, thuhet në një deklaratë nga festivali.
“Jemi në koordinim të ngushtë me brigadën e zjarrfikësve, policinë dhe shërbimet e shpëtimit mjekësor”, thuhej më tutje në deklaratë.
Nga 30 të lënduarit, 18 po trajtohen në spital.
Sipas raportimeve të mediave, mes të plagosurve janë edhe katër policë.