Policia në Prishtinë ka njoftuar se po kryen hetime ndaj kompanisë “1T Group Sh.p.k/G&G Exclusive” në Çagllavicë nën dyshimin se kanë kryer veprat penale “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.
Sipas Policisë, këto vepra penale dyshohet se janë kryer nga viti 2022 deri në gusht të viti 2024.
Policia ka ftuar të gjithë qytetarët që janë mashtruar nga kompania që të paraqiten në stacionin më të afërt policor.
“Ndonëse kemi disa ankues, është ngritur dyshimi se numri i personave që dyshohet të jenë të mashtruar është më i madh, andaj me autorizim nga prokurori ftojmë të gjithë qytetarët që mund të jenë të mashtruar nga kompania në fjalë të paraqiten ne stacionin me te afërt policor. Te gjitha palët e dëmtuara do të kontaktohen nga hetuesit e rastit.”