Një re e dendur tymi po ngrihet mbi kryeqytetin libanez Bejrut pasi ushtria izraelite tha se kishte kryer një “sulm në shënjestër”.
Banorët në periferitë jugore të qytetit raportuan se kishin dëgjuar një shpërthim të fortë, sipas Reuters, transmeton Klan Kosova.
Një dron gjuajti disa raketa në zonën shumë të populluar të njohur si Dahiyeh, raportoi TV Al-Mayadeen me bazë në Bejrut.
Kjo vjen pasi Hezbollahu lëshoi 140 raketa në veri të Izraelit.
Konflikti për kufirin është intensifikuar këtë javë pasi pejxherët dhe radiot e përdorura nga anëtarët e Hezbollahut shpërthyen të martën dhe të mërkurën, duke vrarë 37 njerëz dhe duke plagosur mijëra të tjerë, kështu duke shkaktuar frikën e një lufte gjithëpërfshirëse.