Fjalë Kyçe

Hyn në fuqi rregullorja e re/ Nëpunësit civilë që janë nën hetime do të pezullohen nga puna

Hyn në fuqi rregullorja e re/ Nëpunësit civilë që janë nën hetime do të pezullohen nga puna

Sot ka hyrë fuqi rregullorja e re e miratuar nga Qeveria e Kosovës për pezullimin nga marrëdhënia e punës në shërbimin civil. Pra kjo rregullore do të zbatohet për të gjitha kategoritë e nëpunësve civilë në institucionet e administratës shtetërore dhe institucionet e tjera shtetërore. Përjashtimisht, kjo rregullore nuk zbatohet për nëpunësit në Presidencën e Republikës së Kosovës, Gjykatën Kushtetuese, sistemin e drejtësisë, Kuvendin e Kosovës dhe institucionet e pavarura kushtetuese.

Pezullimi është ndërprerja e përkohshme e marrëdhënies së punës në shërbimin civil që bëhet sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të nëpunësit civil.

Pezullimi sipas detyrës zyrtare:

1. Nëpunësit civil i pezullohet marrëdhënia e punës sipas detyrës zyrtare në këto raste:

1.1. në rastin kur ndaj nëpunësit është iniciuar procedurë disiplinore dhe komisioni disiplinor vendos se vazhdimi i ushtrimit të detyrës nga nëpunësi civil, pengon hetimin disiplinor apo mund të cenoj ushtrimin e përshtatshëm të detyrës së tij.

1.2. kur nëpunësi merr një funksion apo emërohet në një nga funksionet e mëposhtme:

1.2.1. të zgjedhurit;

1.2.2. anëtarët e Qeverisë dhe zëvendësit e tyre;

1.2.3. funksionarët e emëruar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Qeveria e Republikës së Kosovës, titullarët apo anëtarët e organeve drejtuese kolegjiale të institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të agjencive të pavarura, përjashtimisht të emëruarit në pozitat e shërbimit civil;

1.2.4. të emëruarit politik në nivelin qendror dhe lokal, përjashtimisht emërimin si zyrtar i kabinetit.

1.3. transferohet, për nevoja të institucionit në një organizatë ndërkombëtare apo në një institucion ndërkombëtar;

1.4. kur gjykata pezullon nëpunësin civil që është person zyrtar nga ushtrimi i detyrës;

1.5. ndaj nëpunësit civil është iniciuar procedurë penale për kryerje të veprës penale gjatë ushtrimit të funksioneve të tij;

1.6. nëpunësi civil mbahet në arrest apo paraburgim;

1.7. deklarohet i zhdukur me vendim të gjykatës;

1.8. regjistrohet si kandidat për zgjedhjet qendrore apo lokale;

1.9. zyrtari zgjidhet dhe pranon detyrën në zgjedhjet qendrore apo lokale, përjashtimisht

zyrtarët në pozitat të cilat janë me mandat; 4 / 9

1.10. ndodhet në gjendje konflikti të vazhdueshëm interesi, sipas ligjit të veçantë;

1.11. gjatë ndjekjes së ndonjë programi arsimimi apo trajnimi më të gjatë se tridhjetë (30) ditë, për nevojat e institucionit;

1.12. në raste të tjera, të parashikuara shprehimisht me legjislacionin në fuqi.

Ndërsa në Nenin 6 të kësaj rregulloreje është e përcaktuar edhe kohëzgjatja e pezullimit sipas detyrës zyrtare:

1. Pezullimi sipas detyrës zyrtare për rastet e përcaktuara në nenin 5 të kësaj Rregulloreje, bëhet për këtë kohëzgjatje:

1.1. deri në përfundim të procedurës disiplinore për pezullimin sipas nënparagrafit 1.1 të paragrafit 1, të nenit 5 të kësaj Rregulloreje;

1.2. për periudhën përkatëse të emërimit, për rastet e pezullimit sipas nënparagrafit 1.2 të paragrafit 1, të nenit 5 të kësaj Rregulloreje;

1.3. për kohëzgjatjen e transferimit sipas nënparagrafit 1.3 të paragrafit 1, të nenit 5 të kësaj Rregulloreje;

1.4. për kohëzgjatjen e përcaktuar në vendim për pezullim nga gjykata sipas nënparagrafit 1.4 të paragrafit 1, të nenit 5 të kësaj Rregulloreje;

1.5. deri në përfundimin e procedurës penale sipas nënparagrafit 1.5 të paragrafit 1, të nenit 5 të kësaj Rregulloreje;

1.6. deri në momentin e lirimit nga arresti apo paraburgimi për pezullimin sipas nënparagrafit

1.6 të paragrafit 1, të nenit 5 të kësaj Rregulloreje.

1.7. deri në shfaqjen e personit apo deklarimin e vdekjes së tij me vendim të formës së prerë të gjykatës sipas nënparagrafit 1.7 të paragrafit 1, të nenit 5 të kësaj Rregulloreje.

1.8. pesë (5) ditë pas mbylljes zyrtare të fushatës sipas nënparagrafit 1.8 të paragrafit 1, të nenit 5 të kësaj Rregulloreje. Pezullimi në këtë rast duhet të bëhet së paku shtatë (7) ditë para hapjes zyrtare të fushatës.

1.9. deri në përfundimin e mandatit, sipas nënparagrafit 1.9 të paragrafit 1, të nenit 5 të kësaj Rregulloreje;

1.10. deri në transferimin e tij në një pozitë tjetër, me qëllim të shmangies së një konflikti të vazhdueshëm të interesit, në rastin e pezullimit sipas nënparagrafit 1.10 të paragrafit 1, të nenit 5 të kësaj Rregulloreje; 5 / 9

1.11. për periudhën që ndjek programin me shkëputje nga puna sipas nënparagrafit 1.11 të paragrafit 1, të nenit 5 të kësaj Rregulloreje. Pezullimi në këtë rast bëhet tridhjetë (30) ditë pas fillimit të programit të arsimimit apo trajnimit.

Ndërsa neni 7 i referohet procedurave për pezullimin sipas detyrës zyrtare:

1. Nëpunësi civil në rastet sipas nënparagrafeve 1.2, 1.8 dhe 1.9 të paragrafit 1, të nenit 5 të kësaj Rregulloreje, duhet ta dërgoj dëshminë përkatëse në NjMBNj-në e institucionit ku nëpunësi ushtron detyrën.

2. Përjashtimisht paragrafit 1 të këtij neni, nëpunësi civil në kategorinë e nivelit të lartë drejtues në institucionet e administratës shtetërore, duhet të dërgojë dëshminë e emërimit në Departamentin për Menaxhimin e Zyrtarëve Publik.

3. NjMBNj/DMZP duhet të pezullojë nga puna nëpunësit në të gjitha rastet sipas paragrafit 1 të nenit 5, me pranimin e dëshmisë zyrtare të shkakut të pezullimit.

4. Me qëllim të zbatimit të paragrafit 3 të këtij neni, NjMBNj/DMZP mund të kërkojë dëshmi nga institucionet, lidhur me ekzistimin e shkaqeve të pezullimit sipas paragrafit 1, të nenit 5 të kësaj Rregulloreje.

5. Gjatë periudhës së pezullimit, marrëdhënia e punës në shërbimin civil nuk mund të përfundojë dhe nuk mund të ndryshojë, përveç me kërkesën e nëpunësit të pezulluar ose kur parashikohet shprehimisht me LZP.

6. Nëpunësit civil i pushojnë të drejtat dhe detyrat nga puna dhe marrëdhënia e punës gjatë periudhës së pezullimit, përveç të drejtës për tu kthyer në vendin e punës.