Një dron është lëshuar drejt shtëpisë së pushimit të kryeministrit izraelit, Benjamin Netnayahu, në Caesarea të Izraelit të shtunën, ka raportuar Reutersi.
Zëdhënësi i tij ka thënë se Netanyahu nuk ka qenë në shtëpi dhe se nuk ka pasur viktima.
Ushtria izraelite ka thënë se një dron është parë duke ardhur nga Libani të shtunën dhe se ka goditur qendrën e Caesareas. Ka shtuar se dy dronë të tjerë janë neutralizuar.
Droni “goditi një strukturë në zonën e Caesareas” pa shkaktuar viktima, ka njoftuar ushtria.
“Një objekt ajror është nisur drejt rezidencës së kryeministrit në Caesarea. Kryeministri dhe gruaja e tij nuk ishin aty dhe nuk pati të lënduar”, u tha nga zyra e Netanyahut.