Arrestohet nga Gjykata Speciale ish-shefi i AKI-së Bashkim Smakaj
Ish-shefi i AKI-së, Bashkim Smakaj është arrestuar nga Gjykata Speciale e Hagës.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Tëvë1.
Kujtojmë se gjatë vitit të kaluar me urdhër të Gjykatës Speciale ishin kryer bastisje në shtëpinë e tij.
Ndryshe, të enjten kjo gjykatë ka arrestuar edhe ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj
Tëvë 1 ka dërguar pyetje edhe të Zyra e Prokurorit të Specializuar për të marrë vesh mbi arsyen e arrestimit të tyre por deri në momentin e publikimit të tesktit s’ka marrë përgjigje.