Numri i njerëzve të vrarë nga zjarret është rritur nga 13 në 16, sipas zyrtarëve të Los Angeles.
Njëmbëdhjetë nga viktimat janë të lidhura me zjarrin Eaton në ultësirat e Pyllit Kombëtar Angeles në dhe afër Pasadena dhe Altadena.
Ndërsa pesë të tjerët janë të lidhur me zjarrin në Palisades të Paqësorit, shkruan skynews.
Bëhet e ditur se tetë nga viktimat ende nuk janë identifikuar.
Ndryshe, Kalifornia po vazhdon të përballet me zjarret që kanë nisur tash e disa ditë dhe kanë shkaktuar viktima por edhe dëme materiale.
FBI ka nisur hetimet për të gjetur shkaktarin e flakëve masive.