Fjalë Kyçe

Komuna e Podujevës ndan 15 mijë Euro për blerje të luleve

Komuna e Podujevës ndan 15 mijë Euro për blerje të luleve

Komuna e Podujevës, që udhëhiqet nga Shpejtim Bulliqi, po planifikon të shpenzojë 15 euro për blerje të luleve sezonale dhe mbjellje të tyre, përmes një tenderi që ka shpallur sot, shkruan Reporteri.net.

Në dosjen e tenderit janë specifikuar llojet e luleve që do të blihen. Përmes kësaj kontrate parashihet furnizimi me 15 mijë fidane të luleve sezonale, e ku theksohen: Begonia spp, Petunia spp, Tatesis spp, Viola spp, Lule zjarri, Tulipane Narcissus. Lartësia e tyre nga toka deri në përfundim duhet të jetë 15-20 centimetra.

“Fidani duhet të jetë i kultivuar në vazo me dhe të mirë humuso dhe të ketë system rrënjor mirë të zhvilluar. Fidanët duhet të jenë të zhvilluar në vazo me madhësi pot10. Furnizuesi për fidanet para ofertimit dhe pas pranimit duhet të dëshmojë me certificate fitosanitare dëshmi për prejardhjen e tyre nga vendet e BE”, theksohet në dosje.

Me këtë kontratë parashihet edhe blerja e 500 fidaneve “Lavandula angustifolia”, 1 mijë fidane “Rose”, 1 mijë e 500 fidane “Impatiens”, 1 mijë fidane “Krizantema” dhe 40 thasë substrat të cilësisë së lartë.

Të gjitha këto fidane duhet të jenë të kultivuara në vazo dhe furnizuesi duhet të dëshmojë me certifikatë fitonsanitare dëshmi për prejardhjen e tyre nga vendet e Bashkimit Evropian.

Kohëzgjatja e kësaj kontrate është për 30 ditë.

Afati i fundit për dorëzim të ofertave është 18 shkurti, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.