Miliarderi dhe filantropi Chris Cline, si edhe 6 persona të tjerë kanë mbetur të vdekur nga aksidenti me helikopter të enjten në Bahamas.
Miliarderi i qymyrit të West Virginia, vdiq në aksident së bashku me vajzën e tij, tre miqtë e saj nga kolegji dhe dy persona të tjerë.
“Sot ne humbëm një yll dhe një mik shumë të ngushtë,”-tha guvernatori i shtetit Jim Justice. “Chris Cline ndërtoi një perandori dhe në çdo rast ishte gjithmonë aty për të dhënë. Çfarë njeriu i mrekullueshëm, i dashur dhe bamirës që ishte.”
Gjashtë vikimat e tjera ishin nga Shtetet e Bashkuara, tha Forca Policore Mbretërore e Bahamas. Policia tha se helikopteri u largua nga Big Grand Cay rreth orës loakle 14:00 të enjten dhe u raportua i humbur 12 orë më vonë, kur nuk mbërriti në Fort Lauderdale, destinacionin e synuar.
Policia zbuloi se avioni u rrëzua 16 metra nën ujë rreth 2 milje larg Grand Cay në Abacos. Brenda mjetit fluturues ishin trupat e 4 femrave dhe 3 meshkujve. Ndërsa po hetohen shkaqet e ngjarjes.
Vajza 22-vjeçe e Cline, Kameron ishte në mesin e të aksidentuarve, sipas një deklarate të familjes. Piloti i helikopterit u identifikua si 52-vjeçari Geoffrey Lee Painter i Barnstaple.
Ndërsa u identifikuan dhe viktimat e tjera: David Jude, 56 vjeç nga Kentucky; Brittney Layne Searson, 21 vjeç nga Palm Beach, Florida; Jillian Nicole Clark, 22 vjeç nga Los Angeles; dhe Delaney Lee Wykle, 22 vjeç nga Washington.