Një grua raportohet se është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 18.02.2025 rreth orës 14:00 në Podujevë.
Tutje bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.
“Podujevë / 18.02.2025 – 14:00. Me 27.02.2025 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhjen e saj, rasti nën hetime”, thuhet në raport.