Fjalë Kyçe

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri të enjten ka dhënë betimin e tij si kryetar i bashkisë Murbach. Besiri është bërë kryetari i parë shqiptar i një bashkie në Gjermani.

Ai zyrtarisht fillon punën sot.Besiri fitoi në zgjedhje me 60% të votave për të udhëhequr Murbach e cila ka mbi 10 mijë banorë.

Arianit Besiri është i angazhuar prej vitesh në politikën gjermane, ai ka qenë aktiv në kuadër të SPD-së dhe së fundmi duke shërbyer si bashkëpunëtor shkencor tek deputeti Lars Castellucci, kryetar i Komisionit për Politikë të Brendshme në Bundestagun gjerman.