Fjalë Kyçe

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për lëshim të çeqeve pa mbulesë

Policia kërkon ndihmë për identifikimin e një të dyshuari për lëshim të çeqeve pa mbulesë

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për identifikimin e një personi të dyshuar për “lëshim të çeqeve pa mbulesë”.

“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën lëshim i qeqeve pa mbulesë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tij, ju lusim të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected].”