Fjalë Kyçe

Sulmohet një spital i Iranit nga Izraeli

Sulmohet një spital i Iranit nga Izraeli

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei, ka thënë se spitali Farabi në qytetin e Kermanshahut ka qenë target i sulmeve izraelite, duke e quajtur sulmin “fundosje e të drejtës ndërkombëtare dhe krim lufte”.

E drejta ndërkombëtare humanitare thotë se spitalet nuk duhet të sulmohen gjatë konflikteve të armatosura – me disa përjashtime – dhe një shkelje e kësaj mund të përbëjë një krim lufte.

Agjencia e Lajmeve të Republikës Islamike, nuk raportoi për viktima, por tha se ekipet e shpëtimin janë dërguar në spital.

Reparti i kujdesit intensiv mendohet të jetë i prekur rëndë. Spitali Farabi është qendra kryesore e neurologjisë në provincën Kermanshah dhe gjithashtu ka edhe departament psikiatrie.