Të paktën 12 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite derisa prisnin ndihma në Gaza, sipas ekipeve të shpëtimit dhe mjekëve.
Sipas tyre ata u vranë nga të shtënat me armë pranë një vendi shpërndarjeje ndihmash të drejtuar nga Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) i mbështetur nga ShBA dhe Izraeli.
GHF ka mohuar se ka pasur ndonjë incident pranë vendit të saj, raporton BBC.
Është raportuar se qindra palestinezë janë vrarë që nga fundi i majit, kur GHF mori përsipër shpërndarjen e ndihmës në Gaza në një përpjekje të Izraelit për të anashkaluar OKB-në si furnizuesin kryesor të ndihmës.