Fjalë Kyçe

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit.

“Më 24 korrik, Gjykata, njëzëri, vendosi të caktojë ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30-ditor ; të urdhërojë që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025; t’ua kumtojë këtë vendim palëve; të publikojë këtë vendim në Gazetën Zyrtare dhe që vendimi hyn në fuqi më 27 korrik 2025”, u tha në vendimin e publikuar në faqen e Gjykatës Kushtetuese.
site logosite logo
RADIO
Kërko
Kërko

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme për seancën konstituive
Lajme

16 minuta më herët
E përditësuar 3 minuta më herët
Ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Fotografi nga arkivi.
Ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Fotografi nga arkivi.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme nga 27 korriku deri më 8 gusht, periudhë në të cilën deputetëve u ndalohet të ndërmarrin çdo vendim apo veprim për konstituimin e Kuvendit.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për masën e përkohshme
“Më 24 korrik, Gjykata, njëzëri, vendosi të caktojë ex officio masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo vendim dhe veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës lidhur me seancën Konstituive pas përfundimit të afatit 30-ditor ; të urdhërojë që masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik 2025, në kohëzgjatje deri më 8 gusht 2025; t’ua kumtojë këtë vendim palëve; të publikojë këtë vendim në Gazetën Zyrtare dhe që vendimi hyn në fuqi më 27 korrik 2025”, u tha në vendimin e publikuar në faqen e Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuesja sqaroi se vendimin për vendosjen ex officio të masës së përkohshme e mori pas pranimit të dy lëndëve në fillim të korrikut nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës. Këto dy lëndë janë bashkuar, tha Kushtetuesja, duke shtuar se Gjykata po ashtu ka pranuar komente nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me këto lëndë.

Gjykata po ashtu në vendim përmendi edhe faktin që presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar me kërkesë për sqarime, e cila është regjistruar si lëndë e veçantë.