Fjalë Kyçe

Arrestohet një zyrtar i Agjencisë Pyjore për keqpërdorim të pozitës

Arrestohet një zyrtar i Agjencisë Pyjore për keqpërdorim të pozitës

Një zyrtar i Agjencisë Pyjore të Kosovës është ndaluar për 48 orë nën dyshimin se ka kryer veprat “keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe falsifikim i dokumenteve.

Sipas komunikatës së Policisë janë ngritur dyshime pasi një grup prej 39 personash kanë paraqitur kërkesat për marrjen e parcelave në shfrytëzim nga Agjencia Pyjore të Kosovës, në zona të ndryshme të rajonit të Prizrenit. Lidhur me këto kërkesa dyshohet se të njëjtat nuk janë përpiluar dhe as nuk janë nënshkruar nga personat emrat e të cilëve janë evidentuar në këto kërkesa.

“Nga njësitë kompetente policore janë ndërmarrë veprimet përkatëse, duke përfshirë edhe zbatimin e masave hetimore, ku janë siguruar dëshmi se i dyshuari mashkull kosovar duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, ka tejkaluar kompetencat e tij me qëllim të përfitimit, duke marrë para nga qytetarë të ndryshëm si dhe duke iu premtuar rregullimin e dokumentacionin të nevojshëm për të përfituar prona me qira nga APK”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës dhe pas intervistës me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë për veprat penale: “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “falsifikim i dokumenteve”.