Fjalë Kyçe

Arrestohen pasi vodhën 20 shishe me alkool

Arrestohen pasi vodhën 20 shishe me alkool

Kishin vjedhur 20 shishe me alkool.

Policia e vlerësoi si “vjedhje të rëndë” dhe për këtë, dje ka arrestuar 3 persona.

Rasti ka ndodhur dje në Prizren, dhe policia thotë se ata e pranuan fajin.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer vjedhje. Gjatë kontrollit të automjetit të tyre janë gjetur dhe janë konfiskuar 20 shishe alkool të cilat të dyshuarit kanë pranuar se i kishin vjedhur. Pas intervistimit tre të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh.