Kancelarja gjermane Angela Merkel është parë të dridhet për herë të tretë brenda pak muajve.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, pasi kancelarja u përpoq përsëri të dridhej.
Trupi i saj po lëkundej gjatë një takimi me kryeministrin finlandez Anthony Rine.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane njoftoi se gjendja shëndetësore e kancelares është e mire, transmeton KosovaPress.
Skena të dridhjes kancelarja 65-vjeçare përjetoi edhe në takimet e 27 qershorit kur ajo qëndronte pranë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier në një ceremoni për të emëruar një ministër të ri të Drejtësisë.
Pothuajse e njëjta skenë u zhvillua ndërsa Merkel e mirëpriti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky dhjetë ditë më parë.
Merkel qëndroi pranë Zelensky në diell, ndërsa grupi ushtarak intonoi himnet e Gjermanisë dhe Ukrainës kur ajo filloi të dridhej.