Fjalë Kyçe

Stuhi në Shqipëri, veriu pa rrymë, jugu në ujë

Stuhi në Shqipëri, veriu pa rrymë, jugu në ujë

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë dhe përmbytje në disa lagje të Vlorës të cilat mbeten problematike sa herë bie shi.
Lagjja “28 Nëntori” është nën ujë, ndërsa vijimi i reshjeve me intensitet të lartë përbëjnë rrezik për qytetin që është edhe në kulmin e sezonit turistik.Edhe në plazhet e Orikumit stuhia ka bërë dëme të konsiderueshme .Ndërkohë stuhia e mesnatës së të martës ka shkaktuar dëme në bregdetin e Shëngjinit. Pushuesit u zgjuan në mëngjes dhe kanë konstatuar se makinat e tyre ishin dëmtuar rëndë nga sendet që kanë fluturuar në ajër nga era e fortë.

Në Shkodër, Burrel dhe Krujë janë këputur edhe linjat e energjisë.

Top Channel raporton se probleme gjatë të martës pati edhe në Berat, ku reshjet e shiut krijuan një sërë problemesh dhe lanë gjithë qarkun pa drita.Zona të tëra të Gjirokastrës u përfshinë nga stuhitë e shiut dhe breshëritë. Po ashtu, reshje shiu dhe erëra të forta u regjistruan dhe në Sarandë. Dëme të mëdha materiale, duke shkatërruar lokale dhe banesa, pemë të thyera etj.