Një fëmijë ka vdekur pas ngrënies së ushqimit në çerdhen “Bright Horizons” në Edinburg.
Djali 10-muajsh po qëndronte në çerdhe në zonën e Corstorphine të kryeqytetit skocez, kur ai u sëmur.
Foshnja u dërgua në spital, por vdiq ditën tjetër, transmeton rtv21.tv.
Vdekja po trajtohet si e pashpjegueshme, por jo e dyshimtë dhe një raport do t’i dorëzohet prokurorit fiskal.
Një zëdhënës i kopshtit shtoi se kjo është shumë tronditëse.
“Ne po marrim çdo veprim të mundshëm për të gjetur se çfarë ka ndodhur dhe po bashkëpunojmë plotësisht me autoritetet. Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve në kujdesin tonë është përparësia jonë absolute”, u shpreh ai.