Më shumë se tridhjetë vite pas fatkeqësisë në centralin nuklear Çernobil, ai vazhdon të mbetet vend jashtëzakonisht i rrezikshëm, mirëpo kjo nuk ka sprapsur presidentin Urkainas, Volomir Zelinski që vendi të hapet për turistë dhe investitorë, ekspertët kanë paralajmëruar për idenë e tmerrshme të presidentit ukrainas se ky proces që ai ka filluar duhet të ndalojë pasi është e rrezikshme.
Zelenski ka nënshkruar një dekret ku ndërpret ndalesat e vendosura për vizitë të zonës së ndaluar rreth vendit ku shpërtheu reaktori nuklear në vitin 1986, që të njëjtin ta kthejë në atraksion për vizitorët, ai ka theksuar se me këtë veprim do të largojë korrupsionin që po zhvillohet në Çernobil.
Sipas tij Çernobili është kthyer në një atraksion të vërtetë për turistët, mirëpo edhe biznes i preferuar për korrupsionin.
Zelenski ka premtuar se së shpejti vendi do të shndërrohet në vend shkencor dhe turistik, i cili do të bëhet simbol i Ukrainës së çliruar.