Fjalë Kyçe

Punëtorët e Lotarisë mbesin pa paga

Punëtorët e Lotarisë mbesin pa paga

Punëtorët e Lotarisë së Kosovës, ende nuk kanë marrë një përgjigje se çfarë do të bëhet me ta. Prej nga pushimi i aktivitetit të kësaj lotarie, punëtorët kanë mbetur pa paga.

Ka tre muaj që nuk kanë marr asnjë cent nga shteti.

Janë këtë punëtorët e Lotarisë së Kosovës, e cila për shkak të ligjit për lojëra të fatit është detyruar të pushojë aktivitetin.

Për këtë arsye dolën edhe në protesta.

E megjithëse protestat i kanë ndalur, anëtari i sindikatës së Lotarisë thotë se qeveria nuk ka bërë asgjë për të zgjidhur problemin e tyre.

Ismet Uka, Anëtar i Sindikatës së Lotarisë

E për të zgjidhur këto telashe, këta të hënën kanë një takim me kryeministrin Ramush Haradinaj.

Kjo u jep shprese se do te ketë lëvizje pozitive për ta.

Por, duket se zgjidhja e këtij problemi nuk është edhe aq e lehtë.

Kjo pasi që në strategjinë legjislative për këtë vit, nuk është parapara inicimi i ndonjë ligji për Lotarinë e Kosovës.

Lulzim Rafuna, Këshilltar i Ministrit të Finacave

Lulzim Rafuna,  thotë se inicimi i ligjit të ri ka një procedurë të gjatë, për të cilën shton se ka edhe një zgjidhje.

Ditë më parë punëtorët e Lotarisë kanë protestuar për herë të dytë  para Qeverisë.

Derisa premtuan vazhdimin e tyre, nëse kërkesat e tyre nuk  përmbushen