Një dhjetëvjeçare kineze me disa sëmundje të zemrës mbijetoi pasi zemra e saj pushoi së rrahuri për gjashtë ditë rresht. Mjekët në Shanghai shpëtuan jetën e saj përmes një pajisjeje dhe me transplantim të zemrës.
Vajza me emrin Xi Xi, bëri transplantim të zemrës më 3 qershor, pasi e vetja pushoi së rrahuri.
Sipas mjekëve, pacientja e re pati simptoma të lodhjes, vështirësi në frymëmarrje dhe elektrokardiogrami konfirmoi pezmatim të zemrës.
Gjendja e vajzës u përkeqësua dhe doktorët përdorën teknikën e njohur si oksigjenim i membranës ekstrakorporeale, me qëllim që të vazhdonin qarkullimin e gjakut të vajzës dhe ta furnizonin me oksigjen trupin e saj, transmeton KTV.
“Kjo teknikë shërben si zëvendësim për zemrën dhe mushkritë. Kur pushoi zemra e saj, ne kishim pajisjen për qarkullimin e gjakut dhe furnizim me oksigjen”, thotë Ren.
Kur mjekët vërejtën shenja përmirësimi, zemra e vajzës ndaloi. Ekzaminimet treguan se zemra nuk ishte përmirësuar.
Vetëm transplantimi mund ta shpëtonte vajzën, por ishte e vështirë të gjendej masa e njëjtë, sidomos për një fëmijë. Fatmirësisht, doktorët e gjetën një zemër me masë të njëjtë, por ajo u gjet pesë ditë pasi zemra e vajzës pushoi së rrahuri.
Të njëjtën ditë, më tre qershor, zemra e re u dërgua me aeroplan dhe pas tetë orësh operacioni u krye me sukses.
“Operacioni shkoi mirë dhe pas një orësh zemra filloi së rrahuri. Të gjithë ishim të lumtur në ato momente”, tha doktori Zheng Jinghao, doktori që kreu operacionin.
Vajza është këndellur dhe pritet të lirohet nga spitali pas disa javësh.