Një hajdut është kapur nga kamerat e sigurisë në shtëpinë e një 88 vjeçari të paralizuar dhe ia merr 5 funte nga kuleta e tij. Dennis Birch, ishte i ulur në karrocën e tij duke shikuar televizion, më 10 korrik, dhe e kishte lënë derën hapur për shkak të motit të nxehtë.
Hajduti i flet në mënyrë të kulturuar, por duke ia larguar vëmendjen nga kuleta, ai e merr atë, i merr 5 funte dhe pastaj ia kthen në të njëjtin vend.
Birch as që e dalloi që dikush sapo e grabiti, e këtë e ka konfirmuar edhe djali i tij, Paul Daley.
Familja e 88 vjeçarit ishte shqetësuar, kur kompania e sigurimit njoftoi se kishin parë një njeri të panjohur që kishte hyrë në shtëpi.