Kongresistja e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilhan Omar, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Donald Trump.
Ajo në një shkrim në llogarinë e saj në rrjetin social Twitter, shkroi se ajo i vetmi vend të cilit i betohet është SHBA-ja.
“Z. President. Si anëtare e kongresit, i vetmi vend ndaj të cilit betohemi është SHBA-ja” shkroi ajo.
E kjo erdhi si një reagim ndaj komenteve të presidentit Donald Trump, i cili para disa ditësh kishte deklaruar se ajo duhet të shkojë andej nga ka ardhur.
Këto akuza, Trump nuk i bëri vetëm për Omar por edhe ndaj kongresistes me origjinë amerikano-latine Alexandria Ocasio-Cortez.
Ai shkroi se ato vinë nga vendet të cilat janë “katastrofale dhe më të korruptuara” … “le të shkojnë andej nga kanë ardhur”.
Omar gjithashtu shkroi se ajo ka dhënë betim për ta luftuar presidentin më të korruptuar në historinë e SHBA-së.
“Kjo është arsyeja pse ne luftojmë që ta mbrojmë (SHBA-në) nga më i keqi, më i korruptuari president që ne kemi pasur” shkroi ajo në Twitter.