Fjalë Kyçe

Yjet për diten e sotme, parashohin ngritje ne karier,unitet,telashe me financa

Yjet  për diten e sotme, parashohin ngritje ne karier,unitet,telashe me financa

Dashi
21.03-20.04
Mos prisni trajtim të veçantë edhe nëse rrethanat janë unike. Njerëzit janë mjaft të irrituar për faktin se duhet të veprojnë në kushte të vështira. Ankesat tuaja do të hasin në vesh të shurdhër. Në kohë të tilla është mirë të ruheni që të mos fajësoni njerëz të pafajshëm. Mos u sillni keq me një person që ju do, sepse fundja ai po përpiqet vetëm t’ju ndihmojë. Është më mirë t’i sfidoni frustrimet tuaja duke ushtruar fitnes. Në këtë mënyrë do të relaksoheni dhe do të përgatiteni për t’i dalë mbanë kësaj situate.
Demi
21.04-20.05

Duke e mbajtur veten të distancuar nga njerëzit, do të ndiheni shumë të palumtur. Është koha të inkuadroheni edhe nëse ndjeni se nuk keni asgjë të përbashkët me pjesën tjetër të grupit. Meqenëse se jeni shumë më të përparuar se miqtë tuaj, ky fakt mund të jetë në favorin tuaj. Njerëzve u pëlqen shoqëria juaj sepse sjelljet dhe mënyra juaj e të folurit i bëjnë të kenë komoditet të mjaftueshëm.

Binjakët
21.05-20.06

Nuk është koha e mirë të lini një situatë të sigurt. Megjithëse jeni të sëmurë dhe të lodhur nga fakti se duhet të pajtoheni me njerëz që i konsideroni idiotë, ky është çmimi që duhet ta paguani. Me kohë do të merrni përfitimet e duhura. Aktualisht, njerëzit që njihni kanë shumë rëndësi. Është paksa depresive por do të fitoni shpërblim për meritat tuaja. Vetëm se do t’ju duhet pak kohë për të dëshmuar talentin tuaj.

Gaforrja
21.06-20.07

Imazhi që i keni vënë vetes nuk është ai që keni vërtetë. Ka kohë që keni filluar të silleni plotësisht jashtë karakterit tuaj. Mos i shkatërroni urat që keni ndërtuar. Do t’ju duhet kohë për të rregulluar disa marrëdhënie. Nëse i braktisni disa njerëz do të zhgënjeheni. Nëse dëshironi të vini në shprehje individualitetin tuaj është mirë të punoni në një projekt kreativ. Kjo është mënyrë e mirë për të sfiduar autoritetin tuaj.
Luani
21.07-20.08

Përgjigjuni supozimeve të shumta që janë ngritur. Edhe pse jeni shumë të lidhur me familjen tuaj, ata kanë disa ide të gabuara për botën. Ju jeni shumë më mendjehapur, por keni problem sepse zakonisht nuk vraponi pas ëndrrave tuaja. Kjo ndodh, sepse jeni shumë besnik. Por nuk ka asgjë të keqe nëse e zhvilloni kodin tuaj moral. Rezistoni debateve për tema të ndjeshme siç është religjioni, politika ose morali me një të afërm më të moshuar.
Virgjëresha
21.08-20.09

Shtypja e dëshirave tuaja për hir të shoqërisë nuk do të ketë më efekt. Është koha të vini në shprehje nevojat tuaja edhe nëse duhet të bartni rrezikun e shokimeve të të afërmve dhe miqve. Nëse jeni në një lidhje romantike është koha të përcaktoni disa gjëra sa i përket dhomës së gjumit. Udhëhiqni të dashurin tuaj sepse zakonisht jeni shumë më pasiv sesa partneri. Kohëve të fundit disa gjëra ju kanë zhgënjyer. Kërkoni pasionin tuaj për jetë duke marrë rolin udhëheqës.
Peshorja
21.09-20.10

Marrëdhëniet seksuale, shoqërore dhe profesionale kanë filluar të kenë disa përçarje. Është dashur që të ecni para vetë, por e keni pasur të pamundur. Keni nevojë për mbështetje emocionale dhe financiare nga partneri sa u përket sfidave të ardhshme. Gjeni një mënyrë për të kanalizuar dashurinë tuaj për artin, muzikën dhe librat në një mënyrë që s’është përdorur nga miqtë. Në të kaluarën ata ju kanë akuzuar se po i imitoni. Kjo nuk është e vërtetë por duhet të mbroni më shumë veten.
Akrepi
21.10-20.11

Rutina e vjetër po ju çmend, por nuk është koha ta braktisni. Njerëzit varen nga ju dhe duhet të zhvilloni një projekt të madh me një buxhet të kufizuar. Nëse largoheni nga ky projekt tani, do të pësojë reputacioni juaj. Mbani premtimet që keni dhënë dhe përkushtojuni marrëveshjeve tjera më të mëdha. Duhet të luftoni për të mbijetuar në treg. Por megjithatë duhet të kryeni punë të mirë. Mos i dëgjoni thashethemet lidhur me një të afërm tuaj.
Shigjetari
21.11-20.12

Nëse e braktisni veten për hir të kënaqësive do të keni shumë telashe. Keni kujdes sesi silleni sepse do të ndikoni edhe në njerëzit që ju duan. Nëse qëndroni me orë duke zgjidhur telashe, partneri ose miqtë do të ndihen të neglizhuar. Por ju nuk po kërkoni të largoheni nga lidhja, ju vetëm keni dëshirë të përjetoni diçka të re. Për fat të keq, ky mision është i panjohur për njerëzit që ju rrethojnë. Përqendrohuni në një person që gjithmonë ju ka qëndruar pranë, në kohë të mira dhe të vështira.

Bricjapi
21.12-20.01

Lidhjet familjare po ju bëjnë shumë presion. Jeni lodhur duke u shqetësuar nëse veprimet tuaja do të ndikojnë tek të afërmit. Për fat të keq ata kanë shumë nevojë për përkrahjen tuaj aktualisht. Nëse i thyeni kornizat do të shkaktoni shumë trazira. Vazhdoni të bëni atë që ata presin nga ju edhe nëse duhet të lini anash disa plane tuajat. Kjo situatë e keqe nuk do të zgjasë gjithmonë. Nëse shpërnguleni në ndonjë vendbanim tjetër do të krijoni pak liri e hapësirë për veten tuaj.
Ujori
21.01-20.02

Një gabim i madh do t’ ju bëjë të ndiheni të turpëruar. Por njerëzit nuk do t’ju gjykojnë vetëm pse jeni tërhequr shumë nga një person. Para syve të tyre, nuk do të shiheni si grabitqarë. Përmbahuni nga kontaktet e shumta me personin që po ju tërheq. Nëse i jepni më shumë hapësirë, lidhja juaj do t’i kthehet normalitetit. Është krejtësisht çështje kohe. Deri atëherë, ndiqni ndonjë kurs për studime.
Peshqit
21.02-20.03

Nëse tregoheni të sinqertë do të keni përfitim. Do t’ju duhet që për një kohë të gjatë të ushqeni dëshirat e dikujt por nuk duhet të largoheni nga interesat tuaja. Me kalimin e kohës do të ndiheni sikur të ishit ndonjë hipokrit i tmerrshëm. Askush nuk do t’ ju gjykojë pse keni planifikuar lojën. Nganjëherë duhet t’i themi edhe sekretet që nuk na pëlqejnë. Kjo është pjesë e natyrës njerëzore. Shumë shpejt do të merrni një rol udhëheqës të ri. Eprori juaj do të jetë më i hapur në sugjerime, duke ju bërë të ndiheni më të vlerësuar për talentin tuaj.