Fjalë Kyçe

Thaçi: Vendimi i GJND-së, fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës

Thaçi: Vendimi i GJND-së, fitorja më e madhe ndërkombëtare e Kosovës

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në 9-vjetorin e vendimit të GJND-së, tha se kjo ka qenë fitorja më e madhe ndërkombëtare e Republikës së Kosovës.
Kreu i shtetit shkroi se vendimi pro-pavarësisë trasoi rrugën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB.

“U bënë nëntë vjet nga vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila konfirmoi të drejtën tonë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Kjo ishte fitorja më e madhe ndërkombëtare e Republikës së Kosovës, e cila i hapi rrugë forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar dhe vulosi përjetësisht të drejtën tonë për vetëvendosje. Ky vendim ka trasuar rrugën për anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, tha Thaçi.