Autori i sulmit në Strasburg është vrarë nga policia gjatë shkëmbimit të zjarrit, derisa po zhvillohej aksioni policor.
Cherif Chekatt, 29-vjeç, është qëlluar për vdekjes në Strasburg gjatë një “beteje” me policinë franceze.
Ai po kërkohej për sulmin në tregun e Krishtlindjeve, ku humbën jetën 3 persona dhe u plagosën 13 tjerë, përfshirë këtu pesë që janë në gjendje shumë të rëndë.
Më shumë se 700 policë ishin përfshirë në operacionin për kapjen e të dyshuarit ,që kreu sulmin e përgjakshëm mbi civilët në Strasburg.
Operacioni policor është zhvilluar në vendin ku për herë të fundit ishte parë i dyshuari.