Anas ka udhëtuar në botë, duke imituar ish-Presidentin amerikan. Kjo i ka sjellë atij të ardhura për tu kujdesur për familjen e tij që jeton në kryeqytetin indonezian, Xhakarta. Anas ka dashur të mbushë portofolin e tij duke imituar Barack Obaman, duke marr pjesë në koncertet e komedisë stand-up. Indoneziani nuk do të donte asgjë më shumë sesa të takonte Obama dhe të fotografohej së bashku.