Fjalë Kyçe

Formula 1 në çdo qytet, “Ferrari Tour”, aktiviteti rekreativ i Shell Kosova

Formula 1 në çdo qytet, “Ferrari Tour”, aktiviteti rekreativ i Shell Kosova

“Ferrari Tour” që organizohet nga kompania e derivateve “Shell”, është një nga aktivitetet më rekreative kohëve të fundit.

Ky aktivitet i cili ka filluar më 17 korrik në qytetin e Gjilanit po vazhdon ende duke udhëtuar në qytete të ndryshme të Kosovës.

Sot, në Gjakovë, qytetarët atje kanë pasur mundësi të shohin nga afër boliderin e Ferrarit, të fotografohen pranë tij dhe gjithashtu të garojnë me simulatorin e formulës.

Me sloganin “Mbushe ndjenjën, formula 1 Ferrari në qytetin tënd”, aktiviteti po zhvillohet afër pompave të kompanisë “Shell”, dhe në sheshet e qyteteve.

Pas aktivitetit që patën sot në Gjakovë, Shell do të vazhdojë me të njëjtin edhe në Pejë, Ferizaj e Prishtinë në ditët në vazhdim.

Qytetarët e Kosovës e kanë mirëpritur këtë aktivitet i cili ka sjellë për herë të parë në Kosovë, Formula 1-shin.

Shell Kosova, brend ky që tashmë është përqafuar nga kosovarët, po vazhdon të sjellë ekskluzivitete në vendin tonë.

Shell është shitësi me pakicë numër një i derivateve në botë, me rreth 44,000 pika të brendit Shell në më shumë se 156 Shtete , të cilat çdo ditë u shërbejnë më shumë se 30 milionë Klientëve ne ditë.

Ndërsa në Kosovë, Shell zyrtarisht ka filluar operimin vitin e kaluar.

Në faqën e Shell Kosova në Facebook mund të njoftoheni për aktivitetet e ‘Ferrari Tour’ ditët e ardhshme në 3 qytetet si Peja, Ferizaji e Prishtina.