Sot u regjistruan temperaturat rekord në bazën ushtarake Kleine-Brogel, në verilindje të Belgjikës, që përbën një rekord historik në vend njoftoi David Dehenauw, shefi i parashikimeve në Institutin Mbretëror Meteorologjik (IRM).
Stacioni meteorologjik në Kleine-Brogel, nën autoritetin e ushtrisë belge, është një prej 30 stacioneve të rrjetit zyrtar dhe regjistron rregullisht nivelet më të larta të nxehtësisë në Belgjikë.
“Në vitin 2018 kishte regjistruar një rekord, 38,8 gradë Celsius”, thotë ky përgjegjës.
“Temperatura 38,9 gradë Celsius e regjistruar në fillim të mesditës është niveli më i lartë i regjistruar në Belgjikë që prej fillimit të vëzhgimeve në vitin 1833”, thekson në Twitter Dehenauw.