Ai ka thënë se ekipi negociator do të përbëhet nga Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, Enver Hoxhaj, Avni Arifi, Behgjet Pacolli, Mahir Jagcilar dhe Dardan Gashi. Dy vendet e rezervuara për VV-në dhe LDK-në do t’i zë Visar Ymeri dhe Dukagjin Gorani.
———————-
Mbahet Seanca e Kuvendit për dialogun Kosovë-Serbi
Ka nisur Seanca e jashtëzakonshme për Ekipin Dialogues.
Fillimisht seanca ishte paraparë të mbahej në orën 14:00, por është shtyrë për orën 16:30.
Deputetët kanë hyrë në sallën e Kuvendit, ndërkaq pritet që të fillojë seanca.
Shtyrja e seancës është bërë për shkak të vdekjes së vëllait të deputetes së PDK-së, Megjide Mjaku,
Rezoluta e PSD-së kërkon përfshirje të opozitës në negociatat me Serbinë.
Sipas kësaj rezoluta që po pritet të votohet, Shpend Ahmeti do të ishte bashkëkryesues i delegacionit me Fatmir Limajn.