Deputeti i PDK-së Hajdar Beqaj tha se deputetët e kësaj partie e përkrahin këtë rezolutë.
Sipas tij, secili deputet do ta jep qëndrimin e vet gjatë seancës se jashtëzakonshme.
Ai po ashtu tregoi dhe arsyen e vonesës së kësaj seance duke e arsyetuar me mungesën e deputetes Mexhide Mjeku- Topalli.
“Nuk ishin deputetët, Mexhide Mjeku Topalli ka pasur rast të vdekjes dhe kjo ka qenë arsyeja. E kemi një projekt rezolutë dihe do të shqyrtohet nga të gjithë deputetët. Jemi parti institucionale dhe jo bllokuese. Ne si parlament duhet me qenë në krye të detyrës dhe të kryejmë detyrat tona. Mund të ketë qëndrime të ndryshme por nga kjo seancë do të ketë rezolutë. Do të mbeten hapësira boshe edhe për opozitën dhe shoqërinë civile. Tash do ta kemi një ekip më të fortë shtetërorë. Jemi duke e shqyrtuar dhe qëndrimet tona do t’i japim në seancë plenare. PDK e përkrah këtë rezolutë”, ka thënë Beqaj.