Mbi 3 milion euro borxhe ka Pallati i Rinisë thotë Kryeatri i Komunës të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Kjo ndërmarrje tash është nën menaxhimin e Komunës, ku edhe do të filllojmë stabilizimin financiar të saj”- ka shkruar Ahmeti në profilin e tij në rrjetin social twitter, transmeton Gazeta Alo.
Dihet që një kohë të gjatë kjo Ndërmarrje është pa mbikqyrje prandaj borxhet veçse janë thelluar dhe kriza e parë ka kaluar të premten ku kanë filluar të bëhen pagesat e marrëveshjes me përmbaruesit, për dy muaj si fillim, ka shtuar Ahmeti.
“Të premten kemi kaluar krizën e parë të pagave pas marrëveshjes me përmbaruesit që bllokojnë llogaritë. Janë paguar paga për 2 muaj” ka shkruar Ahmeti./GazetaAlo/