Një çift nga Anglia i cili u përpoq të përfitonte 20 mijë funta dëmshpërblim nga kompania me të cilën kishin prenotuar pushimet tyre, me një kërkesë të rreme për sëmundje, janë urdhëruar t’i paguajnë kompanisë Jet2holidays shumën prej 30 mijë funtash.
Martin dhe Lindsey Brown nga Chorley në Lancashire, paraqitën një pretendim të rremë kundër Jet2holidays për sëmundje stomaku, pasi qëndruan në Hotel Emre në Marmaris, Turqi, në vitin 2016.
Martin, 38-vjeçar, dhe gruaja e tij 35-vjeçare, thanë se vuanin nga dhimbje stomaku, diarre, vjellje dhe si rezultat i helmimit me ushqime të kontraktuara gjatë një pushimi gjithëpërfshirës 10-ditorë.
Ata thanë se ishin ndyrë në shtrat, derisa fëmijët e tyre e kishin bërë këtë në pishinë.
Por pronarët e hoteleve përdorën kamerat e sigurisë për të përpiluar një dosje të provave – duke përfshirë edhe vallëzimin e z. Brown – ku shihet Brown, i cili ishte mburrur se si do të bënte ankesë. /Gazeta Alo/