Një person në Mitrovicë ka kërcënuar një zyrtar policor, Brenda stacionit të Policisë në Mitrovicë, njofton Policia e Kosovës, transmeton GazetaAlo.
Personi në fjalë është arrestuar nga Policia dhe pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që i njëjti në lokalet e policisë, kishte kanosur zyrtarin policor viktimën mashkull K/Shqiptar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia, transmeton GazetaAlo.
Rasti ka ndodhur në rrugën Marie Shllaku dje në Mitrovicë rreth orës 12:35 në mesditë./GazetaAlo/