Fjalë Kyçe

Vala e të nxehtit mund të shënojë rekord të ri të temperaturave

Vala e të nxehtit mund të shënojë rekord të ri të temperaturave

Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore pritet të përballet sërish me rekord të temperaturave të larta, teksa vala e dytë e të nxehtit ka nisur këtë javë.

Alarmi i kuq është lëshuar në veri të Francës, pasi parashikohet që temperaturat të arrijnë në 41 gradë Celsius në Paris.

Mbretëria e Bashkuar pritet të regjistrojë temperaturën në 39 gradë Celsius derisa ngasësit e trenave janë urdhëruar që të lëvizin më ngadalë për të mënjanuar ndonjë incident.

Belgjika, Gjermania dhe Holanda mund të shënojnë rekord të ri të temperaturave për herë të dytë në dy ditët e fundit.

Muajin e kaluar, Franca ka shënuar temperaturën më të lartë ndonjëherë, 46 gradë Celsius, derisa rekord i temperaturave është regjistruar edhe në Republikën Çeke, Sllovaki, Austri, Andora, Luksemburg, Poloni dhe Gjermani.