Fjalë Kyçe

A do ta fitojë sivjet Ismail Kadare çmimin nobel për letërsi?

A do ta fitojë sivjet Ismail Kadare çmimin nobel për letërsi?

Komiteti i Nobelit, ndryshe nga herët tjera, sivjet do të ndajë dy çmime për letërsinë, për vitin 2018 dhe këtë vit.

Vitin e kaluar – për herë të parë në 70 vjet – çmimi është shtyrë për shkak të një skandali të ngacmimit seksual. Shtatë nga 18 anëtarët e Akademisë suedeze kanë dhënë dorëheqje.

Parashikimet për laureatin në letërsi janë gjithmonë spekulime, që më shumë reflektojnë dëshira sesa një gjykim të vërtetë të prirjeve të Akademisë.

Në mesin e fituesve të mundshëm që përmenden sivjet janë: shkrimtarja polake, Olga Tokarczuk, shkrimtari kenian, Ngugi Wa Thiong’o, shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare, shkrimtarja amerikane, Joyce Carol Oates, dhe shkrimtari japonez, Haruki Murakami.

France 24 shkruan se Akademia do të përpiqet të shmangë polemikat këtë vit, andaj do të përpiqet të bëjë zgjedhje të matura. Laureatët pritet të përfshijnë së paku një grua.

Vendimi për të nderuar këngëtarin dhe tekstshkruesin amerikan, Bob Dylan, në vitin 2016 i ka zemëruar  tradicionalistët.

Image result for bob dylan

Më 2017, ndërkaq, fitorja e Kazuo Ishiguros, një romancier britanik me origjinë japoneze, është parë si zgjedhje konsensuale.

Image result for Kazuo Ishiguros