Fjalë Kyçe

A do të hiqen kamerat kineze që e “vëzhgojnë” qeverinë?

A do të hiqen kamerat kineze që e “vëzhgojnë” qeverinë?

Monitorojnë pjesën më të frekuentuar të kryeqytetit. Atë të shesheve në Prishtinë.

Kamera të prodhuesit kinez Hikvision janë të vendosura edhe në objektin e Ministrisë së Tregtisë.

Ndërsa ato të Dahua vëzhgojnë objektin kryesor të ekzekutivit kosovar, njofton Klan Kosova.

Por, këto dy firma janë në listën e zezë të Amerikës, meqë veprojnë në kundërshtim me politikën e jashtme të saj, andaj kompanive amerikane u është ndaluar të bëjnë biznes me to.

Megjithatë, importi i këtyre dy produkteve mund të mos lejohet më as në Kosovë.

Klani merr vesh se ato janë ndaluar në doganë, duke marrë parasysh vendimin e vitit 2021 të ish-kryeministrit Avdullah Hoti për zbatimin e sanksioneve të vendosura nga ShBA-ja, OKB-ja dhe Bashkimi Evropian.

Për të gjetur një zgjidhje për këtë çështje, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Tregtisë kanë zhvilluar takime, të premten, me kompanitë kosovare që kanë përfaqësitë e këtyre produkteve.