Fjalë Kyçe

A do të hiqet taksa nëse LDK-ja vjen në pushtet, tregon Mustafa

A do të hiqet taksa nëse LDK-ja vjen në pushtet, tregon Mustafa

Nëse LDK-ja vjen në pushtet, taksa do të mbetet.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa.

“Sa u përket çështjes së tarifave, që po ashtu është një çështje që ka mbetur të diskutohet, unë mendoj se ajo çështje duhet të jetë çështje e reciprocitetit, sepse nuk mund Kosova të vendosë për heqje të tarifave, përderisa Serbia sillet në këtë formë ndaj qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Mustafa për Evropën e Lirë.

Ai e ka lidhur taksën edhe me pritjet e gjata të mërgimtarëve në kufi.

“Në këtë rast kemi situata kur qytetarët tanë po presin mbi 6 orë të hyjnë në kufi, për arsye të pengesave qe po u bën Serbia me masa jotarifore, për të cilat askush nuk po reagon”.

“Taksa duhet të vazhdojë derisa Serbia të mos ndërrojë qëndrimet e veta dhe përderisa mos të reflektojë në të gjitha këto sjellje të bllokadës që po i bën Kosovës, edhe në njohjet ndërkombëtare, edhe ç’njohjet, por edhe në çështjet të themi të përditshme siç është lëvizja e lirë e qytetarëve, transportit të mallrave dhe çështjet tjera që ne i kemi diskutuar në Bruksel. Janë arritur marrëveshje por Serbia nuk po i zbaton”, ka thënë ai.

Ndërkaq zëvendësndihmës Sekretar amerikan i Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Matthew Palmer, ka thënë para tre ditësh se qeveria e re duhet ta heqë taksën menjëherë në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i dialogut me Serbinë.