“A ban me folë”, videoja e njohur bëri që djali nga rajoni i Drenicës të komentohet nga të gjithë. Së fundmi u tha se personazhi kryesor i asaj videoje, e la shkollimin si pasojë e përqeshjeve që po i bëheshin nga masa. Por një familjar i tij ka treguar se ai nuk e ka lënë fakultetin, mirëpo ballafaqohet me vështirësi të mëdha financiare për ta paguar shkollimin. Kjo ngase ai studion në një universitet privat.
Djali nga Drenica, që u bë i njohur pasi videoja e festës së tij për zgjedhjen e Thaçit president u bë virale gjithkund në internet.
Por, pas disa viteve pasi që kjo video u publikua, në rrjetet sociale dhe në media u komentua ndërprerja e studimeve si arsye pas përqeshjes së madhe që iu bë personazhit të ‘A bon me folë’, për shkak të fjalëve të tij.
Por, ai nuk e ka ndërprerë shkollimin. Studion në një universitet privat në Kosovë.
Kështu ka thënë të mërkurën një familjar i këtij personazhi. Mirëpo, ky familjar, tregon se personazhi i ‘A bon me Fol’, vazhdimisht është duke u cituar nga masa për fjalët e tija. Përqeshje këto të cilat sipas familjar të tij po i pengojnë.
“Jo, ai e vazhdon shkollimin. Bilës është shumë student i mirë. Po bëjnë hajgare njerëzit me thënien e tij.
Edhe kjo gjë po i pengon, ngase tashmë janë bërë të tepërta. Nuk ka vend që ai shkon e nuk ia thonë fjalët ‘A ban me fol”, tregon ky i afërm i tiji.
Familjari i tij për Gazetën Express ka thënë se ai po ballafaqohet me vështirësi financiare për ta paguar fakultetin. Ndonëse thotë se u ka penguar përqeshja, familjari i tij thotë se ai po studionte në një kolegj privat dhe nuk po ka shumë mundësi t’i mbulojë shpenzimet.