Avni Arifi tregon se a e përballon buxheti rritjen e pagave
Avni Arifi nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk mund të ketë rritje të pagave me këtë buxhet.
“E vetmja mundësi është vetëdijesimi i sindikatave, që nuk mund të ketë rritje të pagave. Sot për sot ky është buxheti që e ka Kosova. Nuk kemi kapacitete për të paguar ashtu siç i kanë këta njerëz kërkesat”, ka thënë Arifi në RTK3.
“Grevat e rrezikojnë vendin tonë, të ardhmen e fëmijëve tanë”.
Arifi është shprehur subjektet politike në opozitë që po mbështesin grevat sikur të ishin në pushtet nuk do të ishin në gjendje të rritnin pagat.