Nuk ka një njeri të vetëm në botë, i cili të mos e dijë se cigarja është e dëmshme për shëndetin.
Edhe pse numri i njerëzve që pinë cigare në botë nuk po bie, dhe statistikat zyrtare tregojnë se ka më shumë se një miliardë, ekspertët e shëndetit publik nuk reshtin së vëni në dukje problemet që vijnë nga djegia e cigares.
Në fakt, përbërësi më i dëmshëm është tymi i cigares.
Kur ndizet një cigare, temperatura arrin në 850 gradë Celcius, dhe si rrjedhojë e djegies çlirohet tymi, bashkë me të cilin çlirohen rreth 6 mijë substanca, prej të cilave 100 janë deklaruar si dëmshme ose potencialisht të dëmshme.
Edhe pse kjo duhet të jetë një arsye e mjaftueshme që njerëzit të heqin dorë nga cigarja, një pjesë e madhe nuk e bëjnë për arsye nga më të ndryshmet. Një prej arsyeve të shpeshta është nikotina, e cila shkakton varësi, por nuk është shkaku kryesor i sëmundjeve që lidhen me cigaren. Shkenca gjithashtu ka kontribuar në gjetjen e zgjidhjeve për këtë problem, përmes alternativave me risk të reduktuar të duhanit.
Alternativat ndaj cigareve klasike përcjellin dozën e nevojshme të nikotinës pa djegie, duke shmangur kështu produktet e dëmshme të këtij procesi dhe duke eleminuar tymin e duhanit. Ngrohja fillon tek rreth 250 gradë Celcius, duke çliruar aerosol, përbërja e të cilit ndryshon në mënyrë domethënëse nga përbërja e tymit të duhanit. Studime të shumta shkencore kanë konfirmuar se aerosoli përmban deri në 95% më pak përbërës të dëmshëm në krahasim me tymin e cigares. Kjo i ka mundësuar të rriturit që pinin cigare të vazhdojnë të konsumojnë duhan në një mënyrë më pak të dëmshme, dhe një numër i madh i tyre tashmë i kanë zëvendësuar cigaret me pajisje me ngrohje. Edhe pse zgjidhja më e mirë mbetet të heqësh dorë plotësisht nga duhani dhe nikotina, shkenca ka ofruar gjithashtu një opsion të tretë, i cili mund të jetë një ndihmë e madhe për të rriturit të cilët zgjedhin të mos heqin dorë nga zakoni.