Fjalë Kyçe

A janë të vërteta “përvojat afër vdekjes”?

A janë të vërteta “përvojat afër vdekjes”?

Nga John Martin Fischer

Ekziston një arsye në mesin e shumë të tillave, pse përvojat afër vdekjes, ngjallin frikë tek njerëzit: Ato duket se na japin një pamje të “Syrit të Zotit”, mbi atë që ekziston përtej botës që njohim. Ato na çojnë në skajin e Universit.

Teksa nuk është saktësisht një term shkencor, shumica prej nesh kanë një kuptim të dakorduar mbi atë që do të thotë termi “përvojë afër vdekjes” (Neart Death Experience, NDE). Sigurisht, një NDE zhvillohet në një “kontekst pranë vdekjes”, pra në një situatë në të cilën jeta e një personi është në rrezik.

Shumica e atyre që i kanë studiuar apo diskutuar ato që mund të quhen NDE, thonë se përvoja duhet të ndodhë kur individi nuk është i vetëdijshëm. Dhe ka një numër të konsiderueshëm të këtyre aspekteve:përvoja e daljes “jashtë trupit”, në të cilën personi duket se po fluturon mbi trupin e tij, dhe madje mund ta shohë atë; një lloj përmbledhje e shkurtër e jetës; këshilla nga të të afërmit e vdekur, apo nga figura fetare të nderuara drejt një fushe “të ruajtur” (një dritë në errësirë, një fushë e mbyllur ose e rrethuar, apo që ndodhet në anën tjetër të një lumi).

Shumë njerëz që kanë pasur një përvojë të NDE, janë transformuar rrënjësisht. Ata janë më pak të shqetësuar për vdekjen, më shumë shpirtërorë, dhe më shumë pro-socialë (si dhe më shumë të shqetësuar mbi moralin e veprimeve të tyre).

Këto lloj përvojash, janë raportuar përgjatë gjithë historisë dhe kulturave njerëzore. Ato varen pjesërisht nga të dhënat e situatës jetësore të një individi, nga feja dhe kultura, por ekzistojnë edhe elemente të përbashkët. Për shembull, figurat fetare mund të jenë të ndryshme.

Një i krishterë do të shihte figura të krishtera, një budist figura murgjish budistë etj. Por në një nivel më të thellë, ka këshillime nga figura të respektuara, një udhëtim të drejtuar nga mentorë të besuar, nga të njohurit deri tek të panjohurit. Këtë herë është ndoshta rrugëtimi më marramendës, nga jeta në vdekje.

Në litaraturën popullore, NDE-të interpretohen gati gjithmonë si dikuri “mbinatyrale”. Ato interpretohen sikur tregojnë (ose “vërtetojnë?”), se mendja nuk është e njëjtësuar me trurin, dhe ajo mund të vazhdojë të ekzistojë edhe pasi truri ndalon së funksionuari.

Dhe gjithashtu, se mendja ka kontakte të një lloji të veçantë me një sferë “qiellore” dhe jo fizike. Titujt e librave bestseller mbi NDE, pretendojnë se “parajsa është e vërtetë”, apo se ne e kemi një “provë të ekzistencës së parajsës”. Mjekët dhe neuroshkencëtarët që shkruajnë mbi këto çështje, pretendojnë se NDE-të ofrojnë “prova të jetës së përtejme” dhe “ekzistencës e vetëdijes njerëzore përtej kësaj jete”.

Ata e mendojnë atë si një biletë udhëtimi për në Vendin e Mirë, si një udhëtim drejt një jete tjetër. Unë nuk e mohoj atë që raportojnë shumë njerëz, se kanë përjetuar një përvojë afër vdekjes. Ata i kanë përjetuar vërtet këto përvoja, ashtu si njerëzit që shohin ëndrra.

Pra, NDE-të janë reale në kuptimin e “autentikës”, ato ndodhin vërtet. Askush nuk duhet ta mohojë këtë. Ta bësh këtë, do të ishte një mungesë respekti për miliona njerëz, që raportojnë se i kanë parë. Por këtu ka një problem:saktësia. A janë NDE-të, përshkrime të sakta të një realiteti të jashtëm?

Pra a japin NDE-të, dëshmi të ekzistencës së parajsës? Unë besoj se jo. Asnjë prej argumenteve nuk është bindës. Në këtë botë, njerëzit mund të shohin ëndrra dhe halucinacione që u ngjajnë ngjarjeve reale. Ka përvoja të forta dhe transformuese të shkaktuara nga konsumi i substancave psikodelike. Të gjitha këto përvoja, e paraqesin përmbajtjen e tyre si “ultra-reale”.

Ky është një tipar i njohur i çdo përvoje shpirtërore, dhe NDE-të janë një lloj përvoje shpirtërore. Njerëzit në mbarë botën kanë një besim të sinqertë, dhe janë absolutisht të sigurtë në fetë e tyre. Por ky sinqeritet dhe kjo siguri, nuk beson se besimet fetare janë të vërteta, dhe se ato interpretohen fjalë për fjalë.

E si mund të jenë të gjitha të vërteta, duke pasur parasysh ndryshimet e tyre rrënjësore? Po kështu ndodh edhe me NDE-të. Argumentet mbi interpretimet mbinatyrale të NDE-ve, kanë disa probleme. Shumë nga përkrahësit më të dukshëm të kësaj ideje, që promojnë ekzistencën e një jete të përtejme janë mjekë.

Këtu përfshihen neurokirurgu Eben Aleksandër, kardiologu Pim Van Lomel; dhe onkologu Xhferi Long. Është e rëndësishme të theksohet se përfundimet e tyre nuk janë mjekësore, por filozofike. Idetë se mendja mund të ndahet nga trupi, dhe të ketë kontakte me një mbretëri qiellore nuk janë qartazi përfundime mjekësore, dhe mjekët nuk kanë ndonjë autoritet të veçantë mbi këtë çështje.

Tek e fundit ata janë mjekë, dhe jo metafizikantë. Unë i besoj mjekut kur ai interpreton analizat e mia të gjakut, por jo kur më thotë se shpirti e braktisi për një fare kohe trupin tim kur unë isha nën anestezi. Është e habitshme sesi disa mjekë, përdorin një logjikë të tillë. Ata janë të fiksuuar në një lloj vizioni të tuneli të dritës.

Do të ishte e dëshirueshme të kishte një interpretim më të arsyeshëm të NDE-ve:që ato ndodhin vërtet dhe që janë të sakta. Unë propozoj që ne t’i interpretojmë NDE-të si thelbësisht dhe kryesisht si udhëtimet tona nga jeta në vdekje. Shumica e NDE përshkruajnë një udhëtim drejt një mbretërie të imagjinuar, por jo një kalim të suksesshëm në të.

Ashtu si në letërsinë që trajton temën e jetë së përjetshme, si Epi i Gilgameshit, Miti i Tantalit ose kërkimi i Burimit të Rinisë së Përjetshme, ne i afrohemi gjithnjë aq pranë, por vetëm kaq. Me NDE ne mbërrijmë deri tek porta, por nuk kalojmë matanë; ne arrijmë në skajin e Universit, por ndalemi atje.

NDE-të nuk tregojnë se ekziston një jetë e përtejme, por që është e mundur të vdesësh mirë, i rrethuar nga shoqëri e këndshme. Mund të vdesim të vetmuar, në spitale sterile dhe të ftohta. (Ka NDE negative.) Ose mund të vdesim në një mjedis më njerëzor, të rrethuar nga njerëzit tanë të dashur.

Kësisoj përvojat pranë vdekjes janë të vërteta në të dyja shqisat:Ato ndodhin vërtet, dhe e portretizojnë saktësisht këto mundësi. Këto përvoja janë të rëndësishme sepse na kujtojnë mundësinë e vdekjes së qetë.

Ne nuk kemi pse të pranojmë ekstremet:që NDE-të nuk ndodhin të vërtet, apo që ato vërtetojnë se parajsa ekziston. Ata na tregojnë diçka të thellë dhe të bukur për vdekjen. Ato na ofrojnë një shpresë të vërtetë dhe jo të rreme, në përballjen me pjesën tjetër të rrugëtimit tonë, çfarëdo qoftë që na sjell ai.

Shënim: John Martin Fischer është filozof amerikan. / “GulfNews” – Bota.al