Shumë njerëz kanë zgjedhur të vendosin maska për t’u mbrojtur kundër koronavirusit, por kanë vërtetuar se nuk mund të na mbrojnë plotësisht.
Të tjerë përdorin xhel antibakterial, krem dhe sapun për të dezinfektuar duart e tyre dhe kështu zvogëlojnë mundësinë e infeksionit.
Disa njerëz janë të izoluar dhe nuk shfaqen në vende publike për të parandaluar kontaktin me të huajt, por çfarë ndodhë me marrëdhënien seksuale ose thënë ndryshe aktin intim?
Ne po flasim për seksin, dhe pak dihet se si përhapet virusi kur njerëzit përzihen lëngjet e trupit.
Kur bëhet fjalë për sëmundje të tjera seksualisht të transmetueshme, ne e dimë se prezervativi është mënyra më e mirë për ta mbrojtur atë, por a mund të na mbrojë edhe nga koronavirusi?
Deri më tani, 83,000 raste të koronavirusit janë vërtetuar në të gjithë botën dhe ky numër ka një tendecë të rritet.
“Duke pasur parasysh që ky është një virus i ri, ne nuk e dimë saktësisht se si infeksioni transmetohet nga një person në tjetrin”, ka thënë doktor Simran Deo nga Britania e Madhe.
“Ajo që ne dimë është se viruse të ngjashme përhapet përmes teshtitjes dhe kollitjes. Ekspertët dyshojnë se çështja është e njëjtë me koronavirusin, por duhet të bëhen më shumë hulumtime ”.
Këshilla e përgjithshme nuk është t’i drejtohet një personi që ka simptoma të një infeksioni të frymëmarrjes.
Infeksioni koronavirus mund të ketë pasoja fatale, pavarësisht nëse keni përdorur një prezervativ gjatë seksit. Sidoqoftë, duhet të shmangni kontaktin me persona të infektuar, transmeton Gazeta Metro.
“Seksi me një person që është i infektuar me koronavirus ose në karantinë pas trajtimit nuk rekomandohet”, këshillojnë mjekët.
Dije që nuk do ta shpëtosh partnerin nëse frikësohesh dhe kthen kokën sepse atëherë virusi përhapet nëpër ajër dhe sulmon personin tjetër.
Gjithashtu puthjet me një person të infektuar është gjithashtu i ndaluar, kështu që mjekët këshillojnë që është më mirë të përmbaheni nga intimiteti nëse partneri juaj është i infektuar me një virus të tillë.